‘Daily Mail’ paguan kompesim për Melania Trump
“Melania ka punuar si një vajzë eskorte”, shkruajti “Daily Mail”, verën e kaluar – gabimisht. Rasti u paraqit në gjykatë.
Për një kohë të gjatë Melania ka luftuar për imazhin e saj. Si gruaja e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, nuk është dhe aq e lehtë. Megjithatë në rastin me “Daily Mail” ajo ka marrë një fitore të rëndësishme, për shkak se ata do ta paguajnë Zonjën e Parë.
Për t`i dhënë fund procesit gjyqësor, “Daily Mail” ra dakort për të paguar shumën, pra kompesimin. Sipas agjencisë së lajmeve AP, shuma është më pak se tre milionë paund, ose 3.5 milionë euro.
Melania Trump kishte paditur gazetën në muajin Shkurt në një total prej 141 milionë eurove.
Në një raport të botuar në dy edicione online dhe të shtypura të revistës, u tha se ish-modelja nga Sllovenia kishte punuar si eskortë në vitet 1990. Sipas tyre: “Melania kishte ofruar shërbime që shkonin përtej modelimit të pastër”. Artikulli ishte tërhequr dhjetë ditë pas publikimit.
“Ne kërkojmë ndjesë për Znj. Trump dhe shqetësimin që i kemi shkaktuar me publikimin tonë”, ka thënë Website-i i “Daily Mail”. “Ne kemi rënë dakort të paguajmë dëmet dhe shpenzimet e padisë që Zonja e Parë ngriti kundër nesh”, shkruajtën ata.
Gjyqtari lexoi deklaratën në të cilën pranohej se çfarë shkruhej ishin “shpifje dhe të rreme” ndaj Melania-s.
Kritikët patën disa shpjegime rreth situatës. Ata këmbëngulën se ajo dëshironte të përfitonte financiarisht nga roli i saj si Zonjë e Parë.
Burimi i lajmit: http://www.spiegel.de/panorama/leute/melania-trump-gewinnt-streit-gegen-daily-mail-um-falsche-behauptungen-a-1143102.html
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/FLOTUS/photos/a.205846963217905.1073741827.201616790307589/245857072550227/?type=1&theater