0
0
Miss-i i parë shqiptar ka mbetur përherë në vëmendjen e publikut. Valbona Selimllari, si imazh kompanije, si prezantuese e si juri në spektaklet e Verës dhe Alketës, gjithmonë ka shkëlqyer.
Askush nuk e ka harruar “Nga e Para”, programin që rregullonte shtëpitë e njerëzve në nevojë për katër ditë dhe moderimin fantastik e plot emocion që Bona bënte. Ajo do të vijë sërish në televizion dhe këtë herë me një program tërësisht të sajin. Nuk janë zbuluar detaje mbi formatin, nëse do të jetë me intervista apo një emision bamirës, por e rëndësishme është që Valbona do dijë ta bëjë interesant.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BS3QNvDgGj_/?taken-by=valbonaselimllari&hl=en