
Një ide ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë ka pasur burri i Manjola Nallbanit për dhuratë. Ai porositi një përparëse me dedikim për gruan e tij, ku shkruhej: “Manjola mbretëresha e kuzhinës”. Ajo e veshi, pozoi dhe foton e ndau me miket në rrjete sociale.
Kjo zgjedhje e Sokolit ka dy kuptime. Ose atij i pëlqejnë gatimet e së shoqes dhe ka dashur ta motivojë dhe falënderojë, ose ta vendosë përpara përgjegjësisë. Më shumë mundësi ka të jetë e para, pasi vajzat e Manjolës kanë ndërhyrë me komente duke shkruar se pjatat e përgatitura nga nëna e tyre nuk do të mund të bliheshin as me florinjtë e botës.
Kështu që kur të ketë gruaja ditëlindjen, e dini çfarë mund t`i blini.
Link: https://www.instagram.com/p/BUo_wcRl5gy/?taken-by=manjolanallbani
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BQs3AFilyHO/?taken-by=manjolanallbani