
0
0
Sapo ka hyrë vera dhe me të nisin edhe dasmat. Mariola ka menduar më së miri për këtë pjesë duke punuar për klipin e ri të një kënge. “Aman Aman” titullohet dhe do të publikohet së shpejti. Këtë herë do të vijë pa Jurgenin, vëllain e saj.
Artistja ka prezantuar një pjesëz të projektit, i cili duket që në nisje se sa interesant është.
Për të gjithë fansat e muzikës popullore, dhurata për ju është shumë pranë.