
0
0
Një klip sensual, i gjithi për tu shijuar, që prej tingujve të parë orientalë deri tek dozat e forta të perceptimeve emocionuese, që mbështjellin linjat e një bukurosheje në të kuqe, e cila vallzon në ritëm dhe provokon me poza dhe vështrime ndjellëse.
Damiano nuk i ka kursyer elozhet dhe premtimet e zjarrta, po aq sa nuk i ka shmangur, përkundrazi, tonet urban në tekstin e tij.
“Ani Syn, bëje veç për mu…”, artisti i referohet një kategorie femrash, që materializmin e kanë bërë stil jetese, ndërsa përgjigja nga një vokal femëror i përgjigjet “…e bej për cash money, për të tjerat nuk ma nin”.
Por mos e ngarkoni shumë veten me mendime, volumi në maksimum dhe “Ani syn” deri në fund.
Video & Foto: https://www.youtube.com/watch?v=CwaC5VnTW84