
0
0
Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të një shakaje të realizuar nga “Why not” në Ora News, në vazhdë të programacionit special për festat e fundvitit. Moderatorja e “Mos I fol shoferit”, gjatë xhirimeve me një kamer të fshehtë, i është lënë të hamendësojë se i shoqi, Aleksi, i bërë personazh fal saj, në emisione të ndryshme, është i dashuri i gazetares dhe spikeres së lajmeve Edjona Dervishi.
Gjatë shakasë është inskenuar një përplasje oraresh në xhirim. Rudina dhe Edjona, janë të pritje të stafit mesa duket, por telefonata e Edjonës me “Aleksin që ka një servis”, i shton dyshimet Rudinës. Ndiqni reagimin e saj:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=3JCOR121_Tg
Burimi i fotos kryesore: © Ora News