
0
0
Ricky Martin njoftoi ditën e djeshme se ai dhe partneri i tij Jwan Yosef janë martuar pas tre vitesh lidhje. “Jam një burr i martuar, pas disa muajsh do të organizojmë një festë të madhe, do ju njoftoj” – ka thën Martin për E! News.
“Ne kemi shkëmbyer premtimet dhe jemi betuar. Firmosëm të gjitha letrat që duhej të firmosnim dhe ndihem mirë që mund ta thërras bashkshort”- ka thënë ai. Martin, 46 vjeç dhe Yosef 33 vjeç filluan të dilnin bashkë në vitin 2016. Këngëtari i “Nobody Wants to Be Lonely” e shpalli fejesën nëntorin e atij viti në “The Ellen DeGeneres Show”.
Burimi i lajmit: http://people.com/music/ricky-martin-marries-jwan-yosef/