Defri dhe Silva Gunbardhi kanë bashkuar zërat në një duet që pritet të korri shumë sukses. Bëhet fjalë për këngën e një dashurie të mbetur pezull e kjo këngë titullohet “Marak”. Fillon me një refren të menjëhershëm e që në sekondat e para shpaloset dhe vjen me gjithë fuqinë e zërit të plotë të Defrit.
Po aq i plotë vjen edhe vokali i Silva Gunbardhit, që si gjithnjë balancon dhe harmonizon të gjithë këngën duke realizuar një kthesë nga refreni fillestar, në strofë e duke bërë të mundur gërshetim e herpashershëm, plot art të zërave, përgjatë gjithë vijës melodike.
Në tërësi ky projekt, të rrëmben me variacionet e tij melodike dhe sistemimin e shtrirjen e refrenit, që bëhet i paharrueshëm që herën e parë kur dëgjuesi njihet me këngën.
Ndoshta dhimbjet e ëmbla të zemrës dhe meraku që mbetet konstant, janë çështje paksa delikate për gjithseclin, por sigurisht, që ato mund të frymëzojnë për realizimin e këngëve të bukura si kjo.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=K57LhKGGoeU