
Starton “Real Story” nga Sokol Balla. Cilët janë të ftuarët e parë?
“Real Story” është thuajse i njëjtë në format me “Top Story” emisionin që gazetari Balla ka patur në Top Channel, po ashtu edhe kolegët që i ka marrë me vete. Skënder Minxhozi, Agron Gjekmarkaj, Arjan Vasjari janë analistët e ftuar në panelin e emisionit.
Më në fund, pas një sërë zig-zakesh në jetë profesionale, gazetari Sokol Balla ka nisur pjesën e parë të emisionit të tij të ri në Vizion Plus, që tashmë quhet “Real Story”, dhe interesi ka qenë tepër i lartë.
Pyetjet e para të Ballës kanë qenë mjaft formale. Ka pyetur panelin se si ndihet në studiot e reja, në shtëpinë e re
“Duket mjaft rehat,”-ka thënë Gjekmarkaj “mjaft e këndshme.. kështu që me këmbë të mbarë.”
Link: https://www.youtube.com/watch?v=-8joPMAMYio
Burimi i fotos kryesore: © Vizion Plus