Home Lifestyle Shefi i Apple Tim Cook: Nuk dua që nipat e mi të përfshihen në rrjetet sociale
Shefi i Apple Tim Cook: Nuk dua që nipat e mi të përfshihen në rrjetet sociale
0

Shefi i Apple Tim Cook: Nuk dua që nipat e mi të përfshihen në rrjetet sociale

0
0

Tim Cook beson se teknologjia në moshës shkollore nganjëherë përdoret tej masës së lejuar.
CEO i Apple, Tim Cook, është kundër “përdorimit të tepruar” të teknologjisë. Ai nuk do të donte të shihte nipin e tij, të cilit dëshiron t’i financojë studimet, të përdorë rrjetet sociale. Megjithëse ai nuk ka fëmijë vetë, e kupton fare mirë kur disa norma janë shkelur. “Ka disa gjëra që unë nuk ia lejoj atij, nuk dua që ai për shembull t’i bashkohet një rrjeti social”.

“Teknologjia nuk duhet të dominojë”
“Unë nuk jam personi i duhur që të them se ne (Apple) kemi arritur qëllimin tonë duke përdorur pajisjet tona gjatë gjithë kohës,” tha ai në një konferencë të Kolegjit Harlow në Essex, Britani të Madhe.
Kjo vlen sipas Cook, sidomos për të rinjtë në moshë shkollore, tek të cilët rrjetet sociale bëhen pengesë për studimin dhe cilësinë e të nxënit.

 

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/mac-and-i/meldung/Apple-Chef-Ich-will-nicht-dass-mein-Neffe-soziale-Medien-nutzt-3947455.html