
Me shumë se 1 milion ndjekës dhe adhurues në instagram, tashmë fama e saj ka kapur një nivel tjetër. Ngjall interes çdo gjë që thotë moderatorja bukuroshe Luana Vjollca.
Në “Shiko kush Luan” që ajo e moderon çdo të shtunë, Luana shpesh bëhet pjesë e lojrave që ka programi për të ftuarit. Por theksojmë se është shumë hermetike sa i takon pyetjeve pikante që i bëhen. Por ka qenë pikërisht një spec pikant ai që Luanën e kashtyrë t’i përgjigjet pyetjedhe dhe të flasë pa doreza. Këtë të shtunë Luana nuk ka fshehur gjë.
E pyetur për të metat e saj, moderatorja është shprehur: “Ok, po e them publikisht. Të gjithë këtu ankohen për mua që nuk jam korrekte, që vonohem me orë sa herë kemi regjistrime. E di, e pranoj”.
Por nuk tregoi vetëm kaq. E ëma në shtëpi e thërret “Nervi”. Mesa duket qënka më nevrikja në shtëpi.
Sakaq Luana theksoi se sinqeriteti mbetet virtyti i saj më i madh.
Link: https://youtu.be/QQxjFTSgTlw?t=6006
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel