Na pëlqen shumë që të thërrasim “Shqiprëri etnike”, por ama duket se as gjuhën shqipe nuk po e shkruajmë siç duhet, as njëri-tjetrin nuk po e respektojmë e përfaqësojmë siç duhet.
Organizimi i 10 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, duket se ka lënë paksa për të dëshiruar. Dhe më shumë se kushdo e kanë ndjerë këngëtarët shqiptarë.
Veç të tjerëve pakënaqësi ka shprehur edhe këngëtari i mirnjohur Kastro Zizo.
Përmes një postimi jo pak ironik, Kastro është shprehur i indinjuar për ftesën që (nuk) i është bërë këngëtarëve të Shqipërisë për të kënduar për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kastro kulmin e ironisë e shfaq kur shkruan: “…madje në Shqipëri edhe në Tepelenë po flitet “gegnisht” aq fiksim e kemi bashkimin kombëtar.”
Link: https://www.facebook.com/KastroZizoOfficial/
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/KastroZizoOfficial/photos/a.10150276435758281.348756.177884338280/10156169673238281/?type=3&theater