Home Aktualitet 7 vjet burg për famëkeqin Martin Shkreli
7 vjet burg për famëkeqin Martin Shkreli
0

7 vjet burg për famëkeqin Martin Shkreli

0
0

Martin Shkreli është një biznesmen Amerikan, lindur në Brooklyn New York në 17 Mars 1983. Pas pak ditësh është ditëlindja e tij, të cilën mesa duket do ta festoj pas hekurave.

Sipërmarrësi kryesor i një kompanie farmaceutike është lakuar me kriticizëm në media, për shtrenjtimin fiktiv të një medikamenti që mund të shpëtonte jetë të shumta. Pikërisht për këtë arsye ai është dënuar me plotë 7 vite burg. Padia nuk ka të bëjë me biznesin farmaceutik të Shkrelit, pasi ai nuk është më CEO në biznesin farmaceutik, por për përvetësim fondesh dhe evazion fiskal.

Shkreli kërkoi mëshirë në mënyrë të përsëritur.

34-vjeçari është shprehur i penduar në sallën e gjyqit, sipas mediave amerikane. “Paraja nuk ishte motivi im, kërkoj mirkuptim dhe të përmirsoj imazhin dhe reputacionin tim”, mësohet të jetë shprehur Shkreli.

Martin Shkreli rrëmbeu titujt kryesor të shtypit në vitin 2015 kur kompania e tij Turing Pharmaceuticals papritmas ngriti çmimin e medikamentit inflamator Daraprim, i cili thuhet se ndihmon pacientët me SIDA. Çmimi i deklaruar me pompozitet ne media u rrit nga 13.50 $ në 750 $ për pilulë.

Zemërimi mbi rritjen drastike të çmimit të një ilaçi të tillë, jetik për disa pacientë, ishte i madh. Madje disa media që e quanin Shkreli “njeriu më i urryer në Amerikë” dhe “Enemy Publik Nr. 1”.

Në vitin 2017, ai bëri thirrje në internet për të rrjepur Hillary Clinton për së gjalli. Madje ofroi një shpërblim prej rreth 4,000 $, për këdo që ia dilte në krye kësaj pune. Gjyqtari Kiyo Matsum e klasifikoi këtë si një thirrje për sulm ndaj figurave publike dhe urdhëroi që atij ti hiqet e drejta e kaucionit e të kthehet në burg deri në vendimin final të gjykatës, që u morr pikërisht sot.

Shkreli është një personazh kontravers dhe një kapitalist që siç e ka treguar histotia e tij, që nuk përmbledh vetëm këto dy apo tre kundravajtje të rënda, një makiavelist i paskrupullt. Shumkush e etiketon atë si shqiptar, duke u bazuar tek mbiemri e tij dhe prejardhja e familjes, por ai vetë është i lindur dhe i rritur në Brooklyn New York.

Burimi i lajmit: http://www.spiegel.de/wirtschaft/soziales/usa-martin-shkreli-zu-sieben-jahren-haft-verurteilt-a-1197429.html

Burimi i fotos kryesore: https://www.reuters.com/