
Me këngën e re ‘Dua’ Enca ka kaluar çdo pritshmëri dhe ka thyer rekordin e vetvetes, siç ka theksuar edhe vetë.
Ajo ka marrë mbi 5 milion views në javën e parë të publikimit dhe skenat erotike me modelin spanjoll Pierlugi ishin ato për të cilat u komentuan shumë në rrjete sociale.
Për të folur për këtë eksperiencë Enca do të jetë e ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin.
“Është kënaqësi të intervistohesh prej një ikone të televizionit shqiptar. E adhuroj”, shkruan Enca në foton ku shfaqet me Rudinën dhe duke lënë të kuptohet se është e bekuar që ndodhet krah saj.
Nuk ka vonuar dhe moderatorja për të shprehur gjithë kënaqësinë që Enca zgjodhi studion e ‘Rudina’ për të folur mbi klipin më të fundit.
“Kënaqësia është e imja”, shkruan ajo.
Link: https://www.instagram.com/enca/
Link: https://www.instagram.com/rudinamagjistari/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Nc75Johk9Q8
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgjhuWQnLQR/?taken-by=enca