Xhevahir Zeneli ishte së fundmi i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku foli jo vetëm për karrierën si artist, por edhe për jetën private. Disa vite më parë ai u shkëput nga aktrimi dhe u zhvendos në Amerikë me familjen dhe është rikthyer prej disa kohësh tashmë. Aktori tregoi se ishin fëmijët e tij ata që kërkuan që babi i tyre ti rikthehej aktrimit, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka zgjedhur të qëndrojë në Amerikë me djemtë e tyre.
“Unë kam dy djem të mrekullueshëm, Sardin dhe Anxhin. Ata kur u shkolluan të dy më dhanë leje të kthehesha sërish në profesionin tim. Ime shoqe nuk donte, donte të ndiqte një tjetër jetë, jetën e atyre dhe bëmë këtë zgjidhje. Djemtë janë 28 dhe 26 vjeç”, tha aktori.
Link: https://youtu.be/1viVl1oWb74?t=244
Burimi i fotos kryesore:©Tv Klan