
Daljet publike të Albërie Hadërgjonajt, shoqërohen gjithmonë me bujë mediatike. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Albëria rrëfeu në Top Show se arsyeja e ndarjes nga ish-bashkëshorti ishte fakti që ai e kishte tradhëtuar shumë herë.
Gjatë një interviste, këngëtarja u pyet se cili ka qenë reafimi i ish-bashkëshortit të saj pas gjithë këtyre deklaratave.
“Ai ka një respekt të jashtëzakonshëm, pavarësisht se u bënë shumë vite. Ai nuk është se i ka bërë me qëllim, ai ka qenë fëmijë për vete. Është njeri që kupton, e kupton jetën shumë mirë. Ai ka vuajtur më shumë se gjithkush tjetër prej shumë vitesh. Njeriu i parë që unë mund ta marr në telefon nëse unë kam hall ose problem është ai.”, është përgjigjur Albëria.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=dPI16jQiihs&feature=youtu.be
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjZxomBHtGi/?taken-by=alberije_hadergjonaj