Home ShowBiz Sherr live! Zogu i Tiranës shpërthen me të madhe ndaj Dajana Shabanit
Sherr live! Zogu i Tiranës shpërthen me të madhe ndaj Dajana Shabanit
0

Sherr live! Zogu i Tiranës shpërthen me të madhe ndaj Dajana Shabanit

0
0

Kohë pas kohe ata lajkatonin e komplimentonin njëri-tjetrin në mënyrë të egzagjeruar, por mes duket kemi të bëjmë me probleme të padukshme në ekran. Pasi Dajana Shabani e ka thumbuar keqaz Zogun e Tironës, duke thënë se lahet vetëm 3 herë në javë. Më pas debati përshkallëzoi në krahizima…

E kështu dita e sotme ka nisur me një debat në “Ora News” midis Dajanës dhe Zogut të Tiranës, mbi prejardhjen e këtij të fundit. Debati nisi se kush është më afër qendrës; Pazari i Ri ku banon Dajana apo blloku i ambasadave, ku banon Hermesi.

“Unë s’të vë faj se mamin e ke nga Lushnja. Më tregon mua Tiranën ti”, ia ka kthyer Dajana, duke bërë që Zogu ta merrte shumë seriozisht bisedën dhe ka shpërthyer në revoltë. “Këto janë aludime të tuat. Unë s’e kam mamin nga Lushnja. Jam lind e rrit në Tironë. Stop tashi se do vazhdojmë me këto. Mos më ngatërro me të tjerët mua. Ty do të të dali e jotja, ndaj unë ia fus një “Po, po, ke të drejtë”. S’merrem”, ka thënë ai.

Link: https://youtu.be/AY6-z3zLD0k?t=388

Burimi i fotos kryesore: ©Ora News