Që prej largimit të Marinës tek Tv Klan, Ed Manushi e ka drejtuar i vetëm emisionin e tij sportiv.
Por kësaj vetmie i ka ardhur fundi mesa duket.
Ai doli sot tek Wake Up me një vajzë bjonde, e cila do t’i qëndrojë në krah gjatë emisionit.
Bëhet fjalë për bukuroshen Fjoralba Ponari, e cila nuk është një fytyrë e panjohur për publikun shqiptar.
Fjoralba ka qenë pjesëmarrëse edhe në “The Voice of Albania” e tashmë do e shohim në një tjetër format, për të cilin ka folur edhe Manushi në Wake Up.
Top Arena, një show që do të shoqërojë tifozët gjatë gjithë Kampionatit Botëror të Futbollit që starton më 14 qershor. Edi Manushi për këtë show futbolli ka zgjedhur të ketë në krah një emër jo të panjohur për publikun. Të gjithë besojmë e kujtoni Fjoralbën, zërin dhe fytyrën e “The Voice of Albania”. Fjoralba do të jetë tashmë në krah të Manushit çdo ditë duke filluar nga data 14 qershor nga ora 22.00 -23.30. Për 90 minuta aq sa është dhe koha zyrtare e një ndeshjeje futbolli do të flitet për futboll por jo vetëm. Për herë të parë emisioni Top Arena do të zhvillohet në një studio gjigande ku publiku është pjesë e programit. Një show me shumë të ftuar nga fusha të ndryshme që do të flasin për futbollin por dhe për veten e tyre. Kupa e Botës do të zhvillohet në Rusi nga 14 qershori deri më 15 korrik.
Posted by Wake Up në Top Channel on Tuesday, June 12, 2018
Link: https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10156378756759793/
Link: https://www.instagram.com/p/Bj6pb-lnf7R/?taken-by=wakeup_topchannel
Link: https://www.instagram.com/p/BeDy4E9FgPL/?taken-by=fjoralba.ponari
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel