
0
0
Vetëm pak ditë më parë nxorri këngën e tij “Toto”, i cili është kthyer tashmë në një hit të padiskutueshëm. Në një foto të postuar sot në Instastory, reperi i famshëm Noizy, na ka treguar binjakun e tij të vogël, një djalosh i cili ngjan me të në shumë detaje vizuale.
Ata kanë të njëjtin model flokësh, të njëjtën të çarë tek vetulla, si edhe kanë një buzëqeshje mjaft të ngjashme. “Noizy i madh vs Noizy i vogël”, ka shkruar reperi përbri fotos, ku mund të dallohet mjaft qartë ngjashmëria. Sakaq djali i vogël duket se po shijon shoqërinë e idhullit të tij.
Link: https://www.instagram.com/zinizin/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkCz4j1lC59/?taken-by=zinizin