
Këngëtarja Morena Taraku dhe miliarderi iranian Sasha Sobhani me lidhjen e tyre afatshkurtër, morën shumë vëmendje në faqet rozë të mediave.
Ndonëse ata u dukën tepër të dashuruar pasi emrat e njëri-tjetrit i kishin bërë tatuazh në trup, ndarja e tyre u shqërua me zhurmë. Të dy ata filluan të bëjnë pas ndarjes postime thumbuese për njëri-tjetrin.
Ndërsa Morena deklaroi se ish i dashuri i saj ishte homoseksual, miliarderi dogji bizhuteritë dhe deklaroi i lumtur se ishte beqar.
Mirëpo, Sasha paska fituar shumë fansa në Shqipëri. Pas ndarjes nga këngëtarja ata i kanë shkruar në Instagram dhe i kanë dhënë atij mbështetjen.
Një nga fanset e pyet atë nëse do të vijë ndonjëherë në Shqipëri. “Uh harrova që ti i urren shqiptarët”, i shkruan ajo më pas. Sasha i është përgjigjur mesazhit të fanses: “Pse duhet t’i urrej shqiptarët”.
Pas mesazheve nga fansat, miliarderi ka publikuar në Instastory se do të vijë në Shqipëri shumë shpejt:
“Ndalesa e radhës Shqipëria. Së shpejti!”.
Link: https://www.instagram.com/morenataraku/
Link: https://www.instagram.com/sasha_sobhani/