Home Aktualitet Çfarë është “Akti i modernizimit të muzikës” dhe cilët janë benefitet e tij?
Çfarë është “Akti i modernizimit të muzikës” dhe cilët janë benefitet e tij?
0

Çfarë është “Akti i modernizimit të muzikës” dhe cilët janë benefitet e tij?

0
0

Ligji mbi të drejtën e autorit në SHBA u shkrua mbi njëqind vjet më parë, në 1908 për të qenë të saktë. Shumë kohë përpara se të konceptohej interneti, “streaming” apo teknikalitete të tjera. Më konkretisht Ligji i muzikës u shkrua gjatë epokës kur ende luhej piano dhe muzika shkruhej e ruhej në pentagram. Për vite me radhë, industria e muzikës ka dashur të punojë brenda kufijve të ligjeve, sot tmerrësish të vjetëruara. Organizata si ASCAP (The American Society of Composers ) dhe BMI (Broadcast Music, Inc ) kanë hasur në telashe ligjore pasi shpesh aludohej se diktonin praktikat e vlerësimeve dhe çmimeve. Përfitimet e autorëve dhe kompozuesve qe vendosur nga Bordi i të Drejtave të Autorit dhe rrallëherë pësonte rritje. Edhe kur ndodh kjo, marshi i rritjes ishte minimal dhe bazuar në një formulë jashtëzakonisht të komplikuar.

Asnjë industri tjetër nuk është më e strukturuar dhe e mirëorganizuar sa ajo e muzikës. As industria e duhanit, naftës, armëve, shëndetësisë etj.

Ka pasur një projektligj hartuar nga palët e interesuara, gjatë viteve të shkuara, për të rinovuar ligjet në mënyrë që industria e muzikës të marshonte në shekullin e 21-të, por mjerisht ai nuk u përfill kurrë nga Kongresi Amerikan, deri tani.

Për herë të parë në 100 vjet, ekziston një pjesë legjislative që dakortëson jo vetëm kompozitorët, artistët, botuesit dhe kompanitë. Por edhe DSP-të (Digital Signal Processing ) e mëdha si Spotify, Apple Music, Google dhe Amazon.

Por çfarë do të thotë dhe çfarë të reje do sjelli legjitimi i këtij akti?

Për krijuesit do të thotë të paguhen në mënyrë adeguate, për ata që janë marrë me muzikë që para vitit 1972, do të përkthehet në siguracione dhe puna sigurisht do shpërblehet.
Për kantautorët, shkrimtarët, producentët, do të thotë që “ekonomia dixhitale” të funksionojë në favort të tyre. Për të gjithë do të përkthehej në përmirësim dhe hov cilësor në marrëdhënien e shumë enteve dhe personave të ndryshëm.

Një legjislacion i ngjashëm aplikohet kudo në europë dhe shërben si regullator edhe në vendin tonë, kjo pasi platformat më të njohura dixhitale kanë impakt global.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=vTqiS7WCGqY

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BozTkVkA_NS/?taken-by=realdonaldtrump