
Një prej figurave që dhuron gjithmonë humor zgjodhi të binte “në dashuri” me një kineze.
Moderatorja e “Why Not” në Ora News vendosi që të marrë tre kineze për t’i drejtuar pyetjet e fansave nga Facebook. Aktori Albano Bogdo, u fiksua pas Renatës, për të cilën pranoi publikisht se po flirtonte. Ndonëse mori vesh se është e fejuar, aktori nuk u ndal dhe i dedikoi këngën e Bob Dylan, të cilën e ndryshoi pak për ta personalizuar.
Këtu janë pyetjet dhe përgjigjet që patën Albano me Renatën.
Renata: A ke ndërmend të martohesh?
Albano Bogdo: Jo, por mund të them se ti je shumë e bukur.
Renata: Si të duket Roza Lati?
Albano Bogdo: Roza Lati më duket normale, por kjo bluza rozë që ke veshur ti është shumë e bukur.
Renata: Çfarë të pëlqen tek vajzat?
Albano Bogdo: Bluzet lejla, sytë pak si oriental, një vath me rruaza tek veshi, edhe kur qeshin në mënyrë të turpshme vdes fare mbaroj.
Renata: A je i dashuruar?
Albano Bogdo: Që para 5 minutash, po.
Link: https://youtu.be/ZZo90aGU_ss?t=2611
Burimi i fotos kryesore: ©Ora News