Një ndër aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar është Eglein Laknori , i cili nuk u ndahet patutave thuajse asnjëherë.
Aktori i njohur ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ku është pyetur se çfarë marrëdhënie ka me kolegun e tij Ermal Mamaqi.
Eglein u përgjigj se mes tyre nuk ka vend për xhelozi, përkundrazi ata janë shokë prej vitesh me njëri-tjetrin.
“Unë Ermalin e kam shok, e kam vëlla. Dhe nuk më vjen fare keq që më vjedh batutat. Madje ndonjëherë kënaqem se rrinë më mirë në gojën e tij. Ne kemi veçantitë tona. Ermali ka edhe më shumë vite në TV, është edhe këngëtar, DJ, normalisht do jetë më i kompletuar. Por ne shkojmë shumë mirë”, tha ai.
Link: https://youtu.be/0gye6M7Tq7Y?t=1276
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BowkSinlozR/