
Çifti i njohur Mozzik dhe Loredana, dy ditë më parë u bënë prindër për herë të parë të një vajze që e quajtën Hana.
Ndonëse që prej lindjes së vajzës ata kanë publikuar shumë foto të vogëlushes, çifti e mbajtën shumë të fshehtë shtatzaninë e reperes dhe kujdeseshin që Loredana mos të kapej në foto.
Kurioziteti i fansave për ta parë Loredanën shtatzanë ka qenë mjaft i madh dhe këtë gjë e ka shuar Mozzik vetëm pak minuta më parë.
Reperi ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij ku mund të dallohet qartë barku i rrumbullakosur i Loredanës. Ata kanë veshur bluza identike dhe buzëqeshin para aparatit, ndërsa Loredana mban duart në bark.
“Mama e lumtur, baba i lumtur. Ne ia dolëm”, ka shkruar Mozzik në lidhje me foton e mëposhtme.
https://www.instagram.com/p/Brm1kQnl8Mv/
Link: https://www.instagram.com/p/Brm1kQnl8Mv/
Link: https://www.instagram.com/mozzik/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkDwEQDD2u8/