Home ShowBiz “Dil jashtë” Sileone përzë shef Renaton nga kuzhina
“Dil jashtë” Sileone përzë shef Renaton nga kuzhina
0

“Dil jashtë” Sileone përzë shef Renaton nga kuzhina

0
0

“Hells kitchen”, programi i Renato Mekollit në Top Channel sa vjen e merr më shumë vëmendje, dhe shkakton shumë reagim nga publiku.

Emisioni që ka në qendër gatimin është një sfidë për të gjithë konkurentët të cilët duhet të durojnë presionin e shefit, ndërsa rastet kur Renato u plasur pjatat në tokë dhe u ka bërtitur nuk kanë qenë të pakta.

Por sonte ka ndodhur krejt e kundërta. Shef Renato është vendosur në një moment në vend të konkurentëve dhe i ka lënë Sileones detyrë që të jetë shefi, por jo vetëm kaq. Sileone duke qenë shefi duhet zgjidhte çfarë veprimi të bënte si fillim me Renaton, dhe gjejeni çfarë bëri, nxori shefin nga kuzhina menjëherë.

‘E para e punës tashmë nuk je më shef, je Renato. Prezenca jote këtu pa përparse dhe pa kapele, madje me atë byzylykun në dorë, duhet të heqësh menjëherë. Dil përjashta, dil’, shprehet Sileone, tashmë në vend të shefit.

https://www.instagram.com/p/BrqfSj_lxyP/

Link: https://www.instagram.com/p/BrqfSj_lxyP/

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel