
Kinemaja italiane në zi! Ndërron jetë aktori i njohur
Aktori i njohur Italian Pino Caruso ka ndërruar jetë! Aktori i madh i kinematografisë ndërroi jetë dje pasdite në shtëpinë e tij në Romë në moshën 84 vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Varrimi i tij do të mbahet nesër në mëngjes në Borgo Pineto, pak kilometra nga kryeqyteti.
Aktori Pino Caruso, ishte një nga simbolet e qytetit të Palermos. Caruso njihet si një ndër të parët aktorë që futi dialektin sicilian në televizion, ndërsa në Shqipëri me siguri njihet nga fansat e “Carabinieri-t”.
Ishte një personazh i gjithanshëm që kontrobuuoi në kinema, në teatro, në ekranin e vogël dhe në literaturë me disa libra, jo vetëm biografi por diçka mes poezisë dhe aforizmave.
“Che domenica amici” (ku kishte rubrikën ‘Diario siculo’) e më pas “Gli amici della domenica”(1970), “Teatro 10”, “Dove sta Zazà” të Castellacci-t, “Mazzabubù” netët muzikore të Vanoni (‘Due di noi’) e Milva (“Palcoscenico”).
Burimi i Fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1231013736931840&set=picfp.100000696773354&type=3&theater