
Aktorja e njohur e humorit, Marjana Kondi e ftuar në emisionin e “E Diell” ka folur për karrirën si aktore dhe jo vetëm.
E pyetur nga gazetari Ervin Kurti sesi shkon me krushkën e saj, Marjana ka rezervuar një përgjigje epike.
Kurti i ka kërkuar të jetë e sinqertë ndonëse është në ekran, por Kondi ka vijuar duke i thënë se duhet ta thotë një fjalë të mirë dhe nëse nuk e do, duke theksuar se po bënte shaka.
“Kam marrëdhënie shumë të mira, krushka ime është shumë e mirë dhe gatuan në mënyrë fantastike. Gjithmonë njëherë në javë unë kam racionin e saj të byrekut dhe në verë likon”, shtoi ajo
Ndër të tjera aktorja e njohur ka shkaktuar shumë të qeshura tek publiku me përgjigjet e saj të shoqëruara gjithmonë me doza humori.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bu1S5qfn7VC/