Modelja e njohur dënohet për evazion fiskal
0
0
Modelja e njohur Bar Rafaeli është në telashe pasi një gjykatë izraelite e ka dënuar për fshehje të një pjesë të fitimeve.
Modelja e cila do të drejtojë edhe edicionin e radhës së festivalit të muzikës “Eurovision”, i cili do të mbahet në muajin maj në Tel Aviv, u përballë me një gjykatë në Lod.
Sipas mediave italiane akuzat për fshehje parash kanë të bëjnë me vitet 2009-2010, kohë kur modelja jetonte në SHBA dhe ishte e lidhur me aktorin Leonardo DiCaprio.
Gjykata e shpalli fajtore duke e dënuar me 4.5 milionë dollarë, ndërkohë që 33-vjeçarja ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në apel.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bvomk5njEo_/