
Olti Curri është një nga gazetarët e njohur të showbizzit, që shpesh herë tërheq vëmendjen e mediave me kritikat e tij apo deklaratat e drejtëpërdrejta.
Ndonëse prej kohësh nuk shfaqet në ekran, Olti Curri tashmë është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku vazhdimisht publikon informacione apo promovon produkte të ndryshme për fansat që e ndjekin.
Por duket se roli i blogerit në rrjet, i sjell të ardhura të mjaftueshme Olti Currit. I pyetur së fundmi nga ndjekësit në Instagram, sesa e ka rrogën, Olti nuk ka nguruar që të japë një përgjigje sipas mënyrës së tij.
“Sa e kam rrogen unë?!”- mirë e kam, shtetit i deklaroj nja 4-5 mijë euro në muaj kështu që shko tek tatimet për rrogën time se aty i deklarojmë të gjitha.”-është shprehur Olti Curri në video e tij.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw1tdmxBKaF/