
Dietologia Blerina Bombaj zbulon kuptimin domethënës të emrit të djalit të saj
Dietologia Blerina Bombaj është shumë aktive në rrjetet sociale, ku vazhdimisht promovon punën e saj, jetën e shëndetshme, por edhe ndan momente nga përditshmëria.
Së fundmi, Blerina ka ndarë me ndjekësit një detaj mjaft të veçantë, që ka lidhje me djalin e saj Din.
Dietologia ka zbuluar kuptimin domëthënës të emrit të djalit, i cili ka marrë emrin e gjyshit të tij, pasi ky i fundit ishte ndarë në mënyrë të papritur nga jeta në moshë të re.
“Çiftelia 30 vjeçare e gjyshit të Dinit, të cilit i ka marrë emrin, pasi ai u largua shumë papritur dhe para kohe nga kjo jetë, pa arritur të shohë djalin e tij të rritur. Ky është edhe kuptimi i emrit Din që unë zgjodha për djalin tim. Çiftelia është prodhuar në vitin 1978 në Misto Mame për shkollat artistike”, ka shkruar Blerina krahas fotos ku djali i saj.
https://www.instagram.com/p/Bw7k6t1Bmzc/?utm_source=ig_embed
Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw7k6t1Bmzc/?utm_source=ig_embed