Home ShowBiz Media zvicerane “thumbon” keq Loredanën: “Është thjeshtë një fantazmë!”
Media zvicerane “thumbon” keq Loredanën: “Është thjeshtë një fantazmë!”
0

Media zvicerane “thumbon” keq Loredanën: “Është thjeshtë një fantazmë!”

0
0

Ditët e fundit, në mediat rozë, bëri bujë arrestimi i reperes shqiptare Loredana Zefi nga autoritetet zvicerane, pasi akuzohej se nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit i kishte zhvatur një çifti zviceran në vlerën afro 1 milion franga.

Loredana u justifikua se çifti zviceran, ia kishte dhënë me dëshirë paratë, por gjithsesi çështja ende është nën hetim.

Lajmi për reperen është vënë në fokus të mediave zvicerane, të cilat kanë filluar që të gërmojnë në jetën e saj, për të zbuluar edhe më tej detaje.

Media zvicerane “Nau.ch”, ka bërë një hulumtim, se sa e njohur është Loredana në Emmenbrücke, vendi ku këngëtarja është lindur dhe rritur.

Pavarësisht se është shumë e ndjekur në Instagram dhe këngët e saj kanë miliona shikime, reperja duket se nuk ka shumë fansa në vendin ku ka lindur dhe është rritur.

“A e njihni Loredanën?”. Përgjigjet kanë qenë nga më të ndryshmet, megjithatë shumica nuk e njihte fare atë, pavarësisht është rritur në Emmenbrücke.

Madje media zvicerane e ka thumbuar keq reperen, pasi titulli i artikullit është vendosur: “Reperja Loredana është një fantazmë në Emmenbrücke”.

Po sipas medias zvicerane, reperja e lindur në Kosovë, së fundmi është zhvendosur në Luzernë, ku jeton së bashku me bashkëshortin e saj Mozzik dhe vajzën 5 muajshe Hana.

Link: https://www.nau.ch/news/videos/rapperin-loredana-ist-in-emmenbrucke-ein-phantom-65522391

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxU4BJdl8ue/