Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj, megjithëse është shkëputur disi nga angazhimet profesionale, vijon që të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.
Emina ndan me ndjekësit pjesë nga përditshmëria e saj dhe ka shumë persona që e komplimentojnë për natyralitetin e saj.
Pavarësisht pëlqimeve të shumta, në fotot e Eminës nuk mungojnë “kritikat” për gjoksin e saj të vogël.
“Po gjoksin ku e le?”, i shkruan një ndjekëse në Instagram. Por Emina nuk ka nguruar që ti kthejë një përgjigje mjaft të zgjuar ndjekëses së saj, duke marrë shumë pëlqime.
“Aty në aeroplan privat e kam lënë. Mos u bë merak motra se ai gjoks ka ushqyer dy fëmijë!”- shkruan Emina.
Kujtojmë se modelja është mama e dy vajzave, ndërkohë që prej vitesh jeton në Amerikë dhe është e martuar me miliarderin Sam Nazarian.
https://www.instagram.com/p/Bxjf7qXnTQQ/
Link: https://www.instagram.com/p/Bxjf7qXnTQQ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv-Bmq1nD2R/