
Ditët e fundit në mediat rozë po përflitet për nje lidhje të re në shoëbizzin shqiptar, që po bën shumë bujë.
Mediat rozë bëjnë të ditur se 3 vite pas divorcit me ish-partnerin prej 17 vitesh, Gent Prizreni, Jonida Maliqi është në një romancë me aktorin e humorit të “Al Pazar”, Romeo Veshaj.
Megjithatë asnjë nga dy personazhet e njohura publike nuk ka reaguar në lidhje me thashethemet që kanë qarkulluar.
Së fundmi Iconstyle.al” kontaktoi personalisht me këngëtaren Jonida Maliqi, e cila është ende nën ethet e garës në Eurovision ku dha një performancë të jashtëzakonshme të shtunën.
Këngëtarja nuk pranoi të fliste për lajmin duke thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike.
“Jeta ime personale, dua të mbetet e tillë”, u shpreh Jonida, ndërkohë që as nuk ka pohuar as nuk ka mohuar një lajm të tillë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwz_qqjninQ/ https://www.instagram.com/p/BvOgt8vHsSk/