
Humori shqiptar në zi, ndahet nga jeta një nga parodistët e Vlorës
Një lajm i trishtë për skenën e humorit shqiptar. Një nga parodistët e grupit të Vlorës, Muhamet Lika është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Bëhet e ditur se virtuozi, prej disa kohësh vuante nga një sëmundje në zemër, të cilën nuk e ka mundur dot.
Aktori Lika mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”. Ai la pas dy fëmijë dhe gruan e tij.
Ai do tu bashkohej kolegëve dhe miqve të tij të ardhshëm, në vitin 1976, pasi do të vinte në Estradën Profesioniste nga ndërmarrja e Përpunim Drurit. Shfaqjet e dhena prej tyre, qytetet ku kanë shkuar,sSkenat ku kanë bërë për të qeshur, janë të panumërta.
Burime i fotos: https://www.instagram.com/p/BhZz_qnlu9L/