
Hygerta Sako është një nga moderatoret me një ekperiencë të gjatë në televizion, e cila drejton emisionin e sportit në RTSH.
Emri i saj u bë i njohur për audiencën shqiptare kur u shpall “Miss Albania” në 1995 dhe pas këtij momenti nisi karriera e saj në televizion.
Hygerta Sako, është prej kohësh e divorcuar nga marrëdhënia prej së cilës ka një vajzë të quajtur Ana.
Së fundmi në një interviste për emisionin “Thumb”, Hygerta ka rrëfyer një episod me vajzën e saj, e cila e kishte pyetur për këngën “Bad Romance”, se çfarë ishte kjo fjalë.
“Ja shpjegova, kur dy njerëz duhen shumë, dashuria është në maksimum… “E kuptova”- më tha.
“Ti ke romancë me selfien dhe me gjumin.”- ka rrëfyer Hygerta duke qeshur.
https://www.instagram.com/p/ByHtFh0Ak19/
Link: https://www.instagram.com/p/ByHtFh0Ak19/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwcZnHHnZ4V0RJdaGsLjkWFW5XWF06BKEEtVEA0/