
Moderatorja dhe modelja shqiptare Almeda Abazi disa javë më parë u bë nënë për herë të parë e një djali të cilin e pagëzoi me emrin Efehan.
Lajmi i bukur për lindjen e ish-Miss-it shqiptar bëri bujë në mediat turke, ndërkohë që bashkëshorti Almedes, aktori i famshëm Tolgahan Sayisman, u shpreh shumë i emocionuar.
Megjithatë së fundmi, modelja ka vendosur që të japë një intervistë për ndjekësit e saj, ku k zhvilluar një bisedë me pyetjet e fansave.
Almeda ka zbuluar se gjatë shtatzanisë ka fituar 16 kilogramë, ndërkohë që ka arritur që ti heqë 8 kilogramë menjëherë pas lindjes.
Po ashtu Almeda ka zbuluar se djalit i flet dhe i këndon vetëm në gjuhën shqipe.
Link: https://www.instagram.com/stories/almeda92/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByU_qrOlUkX/