
0
0
Aktorja e njohur e telenovelave turke, Alina Boz feston sot ditëlindjen. Alina është shumë e njohur edhe për publikun shqiptar, pasi ka interpretuar rolin e “Hazall”, në telenovelën “Fate të kryqëzuara”.
Me këtë rol, aktorja shpalosi talentin e saj, nga ku ju hapën shumë dyer në kinematografinë trurke. Por megjithëse ka një karrierë të sukseshme, aktorja është mjaft e re në moshë.
Në bazë të dhënave Alina ka lindur më 14 qershor të vitit 1998, që do të thotë ajo sot mbush 21 vjeç. Alina Boz është një aktore turko-ruse, pasi mamaja e saj është ruse, ndërkohë që babai është turk.
Link: https://www.imdb.com/name/nm7056472/bio
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvD49-KgZGD/