
Çifti i njohur Klea Huta dhe Elgit Doda kanë shumë adhurues dhe ndjekës.
Kantautori i njohur Elgit Doda dhe këngëtarja Klea Huta janë kthyer tashmë në çiftin më të njohur të shoë bizzit shqiptar.
Dy personazhet e njohur kanë shumë ndjekës në rrjetet sociale, ndërkohë që marrëdhënia e tyre përbën shumë interes për mediat rozë.
Së fundmi moderatorja, Klea Huta e ftuar në rubrikën “Këndi i së vërtetës” zbuloi disa detaje nga jeta e saj private. E pyetur për marrëdhënien me vjehrrën, Klea Huta është treguar e drejtpërdrejtë.
Çfarë kritike ka vjehrra ndaj saj dhe mamaja e Kleas për Elgitin?
“Vjehrra më thotë që të bëj më shumë emisione ndërsa mamaja ime i thotë Elgitit të bëjë më shumë këngë” – tha Klea në “E Diell”.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Zxc4zlVgfdg
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BovyRKuD2ln/