Prej ditësh në mediat rozë është përfolur për largimin e moderatores Albana Osmani nga Top Channel, televizion ku punoi për gati 15 vite.
Albana nuk reagoi mbi këto lajme, por së fundmi gjatë një komunikimi me ndjekësit në Instagram, ajo konfirmoi largimin nga Top Channel.
“A janë të vërteta këto që kanë shkruar portalet së fundmi?” e pyet dikush Osmanin.
“Unë them gjithmonë ‘mos u merrni me llafe’. Njerëzit e mëdhenj janë ata që bëjnë diferencën nisur nga gjëra të vogla. Unë çmoj profesionistët dhe njerëzit besnik përreth meje” u përgjigj ajo.
E pyetur se pse nuk ishte e pranishme tek koncerti i organizuar dje nga Digitalb me rastin e 15-vjetorit, Albana dha një përgjigje diplomatike.
“I uroj shumë suksese. Histori e shkruar. Platforma që mblodhi bashkë gjithë shqiptarët. Gëzohem që isha një dritë e llampës së madhe që foli shqip kudo. Suksese më tej!” shtoi ajo.
Sikur të mos mjaftonin, dikush e pyeti moderatoren në mënyrë më të drejtpërdrejtë për largimin nga Topi, ndërsa ajo foli për “sfida të tjera përpara”.
“Unë qëndroj në statusin më të lartë në botë. Jam fëmijë i Perëndisë së gjallë. Atij i jam mirënjohëse për talentet, dhuratat dhe mundësitë për të realizuar çdo ëndërr timen me punë, energji dhe gëzim. Personalisht më pëlqejnë shumë sfidat ndaj jam gjithmonë gati për gjëra të bukura! Ka kaq shumë përpara dhe jam e lumtur!”- u shpreh Albana.
Link: https://www.instagram.com/stories/albanaosmani1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz3z91XFE6d/