
Gazetarja e njohur Rudina Xhunga, prej vitesh tashmë është e martuar me gazetarin Dritan Hila, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Alana.
E ftuar në “My Living” në Vizin+, Rudina Xhunga ka folur për jetën e saj profesionale, por edhe personale duke zbuluar edhe sesi u njoh me bashkëshortin e saj.
“Gjatë një emisioni, unë e kisha ftuar Dritanin në një emision për politikën e jashtme. Njohja u bë për herë të parë kur e takova sepse unë nuk e dija dhe nuk e bëja lidhjen që ishte ai që shkruante te “Shqip”. Gjithë stafi bëri tifozëri. – Shiko sa e mirë që është, shiko sa i mirë që është. Ata thonin që po, ashtu thonin ata. Unë nuk e shikoja se isha shume e fokusuar. Të gjithë më ngacmonin. Ishtë bërë një situatë që sipas meje nuk po ndodhte, sipas tyre po ndodhte. Pastaj pati një herë të dytë emisioni dhe ne u takuam. Marrëdhënia jonë ka qënë shumë e rrufeshme, ne jemi fejuar , martuar shumë shpejtë dhe Alana ka ardhur gjithashtu shumë shpejtë. Nuk pritëm shumë”, thekson Xhunga.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=px_Nuf1hD-E&feature=share
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwETHZ_AUGW/