
Këngëtarja e talentuar Edisa ka nxjerrë në treg prej disa ditësh një tjetër hit të suksesshëm.
Kënga “Fore”, publikuar vetëm disa ditë më parë në kanalin e “ArkivaShqip” në “YouTube” premton të kthehet shumë shpejt në një prej këngëve më të dëgjuara të momentit.
Zëri karakteristik i Edisës dhe vija melodike e këngës janë pëlqyer nga fansat e saj.
Kjo është kënga e dytë e këngëtares simpatike e cila një vit e gjysmë më parë hyri fuqishëm në tregun muzikor me hitin “My life”.
Kënga e parë e saj u prit mjaft mirë nga publiku, ndërsa këngëtarja vjen së fundmi me një tjetër sukses, ku shfaqet shumë herë më e sigurt dhe me një zë edhe më potent.
Ritmi i veçantë i këngës “Fore”, do t’ju bëjë për vete sapo ta dëgjoni për herë të parë, ndërsa ju sugjerojmë ta dëgjoni me volumin në maksimum për ta shijuar edhe më shumë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=c-qIJw9JU48