
0
0
Blero dhe Afrona lidhën kurorë dy javë më parë në një ceremoni të veçantë buzë detit në Shëngjin, ku ishin të ftuar miq e familjarë të çiftit të cilët e bënë dasmën edhe më të bukur.
Pas dasmës ata organizuan edhe një festë tjetër me miq të ngushtë për tu përgatitur më pas për muajin e mjaltit në Hauai.
Por momentet e bukura nga dasma dhe surprizat mesa duket ende nuk kanë mbaruar.
Afrona ka postuar një foto të unazës së martesës në instagram, një punim i veçantë diamanti dhe që shkëlqen në gishtin e saj.
Ajo ka falënderuar ata që punuan për realizimin e unazës që e konsideron tashmë pjesë të udhëtimit të saj të jetës.
https://www.instagram.com/p/B3HfKKhoWHC/Link: https://www.instagram.com/p/B3HfKKhoWHC/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2ryNBOo6z7/