
Mbrëmja e së shtunës do të kthejë në ekran Marina Vjollcën.
Spektakli “Klanifornia Show”, pritet të nisë mbrëmjen e sotme dhe organizatorët kanë premtuar një sërë surprizash.
Moderatori Turjan Hysko na ka zbuluar një pjesë të skenografisë e cila do të mirëpresë moderatoren dhe gjithë aktorët që do të interpretojnë në skenë.
Skena është krejtësisht e veçantë e perceptuar për të realizuar një spektakël të vërtetë humori me kolona dhe ngjyra të ndezura, ndërsa në faqet e mureve shfaqet logoja e spektaklit.
Detaje nga spektakli i sotëm ka zbuluar edhe aktori Visjan Ukcenaj, i cili ka publikuar në instastory një pjesë nga interpretimi i tij në natën e parë të spektaklit.
Pjesë e këtij spektakli humori do të jenë të githë aktorët e “Duplex” si dhe disa blerje të reja të cilët kanë premtuar surpriza.
Link: https://www.instagram.com/visjanukcenaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2oey6CFmaE/