
Xhensila është një prej personazheve më të dashur për publikun, gjithmonë e ëmbël dhe e veçantë ajo di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen.
Kohët e fundit ajo dhe Besi ishin në Paris, ku këngëtarja mesa duket po punon për një projekt të ri të saj.
Një foto e fundit e publikuar në instagramin e saj, ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e fansave.
Ajo shfaqet e gjitha e veshur në të kuqe dhe ngjan si një pariziene e vërtetë ndërsa krahas fotos shkruan “Të dua” në frëngjisht.
Në këtë mënyrë këngëtarja ka zbuluar projektin e radhës i cili mesa duket është xhiruar i gjithi në Paris.
Kjo foto e fundit e Xhensilës ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe miqve të saj, të cilët nuk kanë humbur rastin për ta komplimentuar këngëtaren për pamjen e saj të veçantë.
https://www.instagram.com/p/B34wSyKhn7D/Link: https://www.instagram.com/p/B34wSyKhn7D/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bzke67YhlOw/