Pikturoi mbi 50 kisha në Mykonos, historia e shqiptarit që la gjurmë në kulturën greke
Njazi Rukaj është një piktor i njohur në Shqipëri, por ndoshta edhe më i njohur në Greqi.
Pikturat e tij i sheh kushdo që shkon në Mykonos, pasi Njaziu ka pikturuar pothuajse të gjitha kishat e këtij ishulli në Greqi.
Mbi 50 kisha mbajnë artin e piktorit 73 vjeçar shqiptar i cili pas viteve 90 ashtu si shumë të tjerë vendosi të emigrojë jashtë kufijve për një të ardhme më të mirë.
Fati deshi që aty të haste një familje e cila i besoi ikonën e parë për restaurim.
Kjo ishte puna e parë që i hapi rrugën duke e bërë restauratorin më të njohur në të gjithë ishullin.
Në këtë mënyrë ai restauroi dhe pikturoi thuajse të gjitha kishat, pasi për punën kërkonte shumë më pak vlerësim financiar se restauratorët e tjerë që vinin nga Athina.
Ai punoi për gati 17 vite në ishull dhe la gjurmët e tij kudo, aq sa është e pamundur të mos dëgjosh emrin e tij nëse interesohesh për historinë e kishave, ikonave e pikturave në Mykonos.
Historia e tij është padyshim një nga ato historitë e suksesit që na bëjnë të ndihemi krenarë për kontributin artistik të shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=6oHbAVMs0Dc&feature=youtu.be