Home ShowBiz Mozzik flet për herë të parë hapur, “Më duaj ose më urre, të dyja janë ndjenja”
Mozzik flet për herë të parë hapur, “Më duaj ose më urre, të dyja janë ndjenja”
0

Mozzik flet për herë të parë hapur, “Më duaj ose më urre, të dyja janë ndjenja”

0
0

Reperi i njohur Mozzik na ka habitur jo pak me një shkrim të gjatë në instastory, ku duket se për herë të parë ka vendosur të flasë hapur.

Që pas ndarjes nga Loredana, Mozzik pothuajse nuk ka folur fare, ose ka dhënë deklarata të përgjithshme, pa treguar asnjë gjë konkrete, por tani duket se ka dashur të shprehë ndjenjat e tij.

Ndërsa në mesazhin që ka shkruar para disa orësh reperi thotë se do ti qëndrojë besnik sakrificave, do të kujtojë momentet e hidhura në momentet  më të mira për ta ditur që ato po nuk i mbajte mirë ikin dhe nuk vijnë më.

Më pas kujton edhe të ëmën, kur e ka bërë të qajë dhe se si në fund I shpalli luftë lotëve të saj, duke dashur ta bëjë për të qeshur.

Ajo që të bën përshtypje është fundi i mesazhit ku Mozzik thotë: “Më duaj ose më urre, të dyja janë ndjenja”.

Një pjesë e këtij mesazhi duket sikur i drejtohet Loredanës.

Edhe pse ata të dy janë ndarë, kanë një vajzë së bashku dhe për këtë arsye do të jenë gjithmonë të lidhur siç deklaroi edhe Mozzik disa ditë më parë në emisionin “Shiko kush luan”.

mozzik

Link: https://www.instagram.com/mozzik/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B21xjxnCT3R/https://www.instagram.com/p/B2JrMa3CcuV/