
Pasionin për gatimin mesa duket moderatorja po ja trashëgon edhe të birit.
Arbana ka shpërndarë në instagram disa video të Jonit në kuzhinë duke përgatitur tiramisu.
Në sfond dëgjohet zëri i Arbanës e cila e pyet Jonin se çfarë po përgatit dhe ai i thotë se po përgatit ëmbëlsirën e famshme, ndërsa më pas rendit edhe disa prej përbërësve që duhen për të bërë ëmbëlsirën.
Joni në të dyja videot shfaqet duke përzier përbërjen që ka përgatitur dhe duket kaq i ëmbël në rolin e kuzhinierit.
Arbana na ka zbuluar gjithashtu se tiramisu është ëmbëlsira e preferuar e Jonit të cilën e përgatit shpesh herë gjatë javës.
Moderatorja ka publikuar një libër të dytë me receta të cilin do ta prezantojë në panairin e librit që do të mbahen në mes të muajit nëntor.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4NI12Agaf-/