
Në mbrëmjen e sotme të spektaklit “Shiko kush luan”, moderatorja Luana Vjollca ka vendosur të shfaqet ndryshe.
Ajo ka hequr dorë nga extension dhe këtë mbrëmje do ta shohim me flokët e saj origjinalë.
Luana i ka flokët e shkurtër deri tek qafa dhe i ka stiluar me onde të valëzuara.
Ky model në fakt i shkon jashtë mase moderatores e cila duket më e veçantë me gjatësinë natyrale të flokëve.
Ajo ka pubikuar një video të shkurtër me personazhet vip që ka ftuar këtë të shtunë duke zbuluar gjithashtu disa nga detajet e mbrëmjes.
Kjo e shtunë sipas moderatores premton shumë surpriza ku do të jenë të ftuar reperi Stresi, këngëtari Devis Xherahu, Samanta Karavella, Leonora Poloska e shumë të tjerë.
https://www.instagram.com/p/B4neS6EnMO8/Link: https://www.instagram.com/p/B4neS6EnMO8/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3zgDVzHeP4/