Rudina Dembacaj prej dy muajsh ka qenë në qendër të mediave online për shkak të thashethemeve për ndarje me bashkëshortin e saj Aleksin.
Mesa duket këto zëra rezultuan të vërteta pasi ka qenë vetë Rudina e cila e ka pranuar se është në prag divorci.
E ftuar në emisionin “Wake up” në “Top Channel”, Rudina tha se procedurat e divorcit i ka nisur që në muajin mars dhe se është e vërtetë që po ndahet.
Moderatorja flet për herë të parë për çështjen e divorcit edhe pse është pyetur edhe më herët ajo ka thënë gjithmonë se do të flasë në një moment të dytë.
Rudina dhe Aleks u martuan 3 vite më parë dhe kanë së bashku një vajzë me emrin Viktoria.
Gjatë intervistës Rudina u ndal gjithashtu edhe tek projektet e saj në të ardhmen, angazhimet që ka marrë përsipër si dhe pasionin për teatrin.
https://www.instagram.com/p/B4zN91IAn7q/Link: https://www.instagram.com/p/B4zN91IAn7q/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bs2sYfQh3ks/