
Fatma Methasani dhe partneri i saj Alfio Rotani do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali.
Lajmin për shtatëzaninë e dha vetë Fatma në një postim të veçantë në instagram ku përqafonte Alfion, ndërsa në dorë mbante ekon e bebit.
Moderatorja është tashmë në tre mujorin e fundit të shtatëzanisë dhe bebi pritet të vijë nga fillimi i muajit shkurt.
Pak kohë më parë ajo zbuloi edhe gjininë e bebit më një video shumë të veçantë të postuar në instagram.
Ndërkohë ajo ka postuar së fundmi në instastory një tjetër foto të rallë nga muajt e parë të shtatëzanisë.
Fatma pozon me bikini të kuqe në muajin e tretë të shtatëzanisë kur sapo ka filluar ti duket barku i rrumbullakosur.
“Mami Fatma 3 muajshe”, thotë ajo në foton e publikuar në instagram që i përket periudhës së verës.
Link: https://www.instagram.com/fatma_methasani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2zbH_-B_QT/